Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka thënë se vet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e ka pranuar që rrëmbimi i tre policëve kosovar, është bërë brenda territorit të Kosovës.
“Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook, teksa ka shpërndarë një intervistë të Vuciqit.
I pari i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deklaroi se ishte e qartë se policët ishin në territorin e Kosovës.
“Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit”. tha Aliu./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...