Anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu, ka thënë arsyen pse e kanë kandiduar Albin Kurtin për deputet të VV’së.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte thënë se personat që janë të dënuar nga Gjykata me vendim të prerë gjatë tri viteve të fundit nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputet, megjithatë VV përsëri kandidoi Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun.
“Ne e dimë që kemi përballë vetes një sistem i cili pret të ndryshohet rrënjësisht. E dimë se nuk dëshiron ky sistem të mbesë kështu përjetësisht. Po heziton të bie në dorën e VV’së e cila dihet se do ta ndryshojë. Një sistem ku i varfëri vazhdon të varfërohet dhe i pasuri vazhdon të pasurohet. Këtij sistemi i ka ardhur fundi dhe është gatshëm të ndërrohet. Dhe kjo përbën shqetësim për sistemin. Andaj nuk ka cfarë të bëjë tjetër vetëm se të krijojë ndonjë precedent që të na ndalojë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i këtillë”, tha ai në T7.
“Është gjykatë e ndikuar nga politika. Presioni i madh i qytetarëve ndaj padrejtësive ka bërë që të lëshojë pe. Por përsëri vazhdon me këso vendime. Ju kujtohet edhe për Zajednicën. Ishte presioni i qytetarëve që e demaskoi atë. Edhe Qeveria Hoti ishte kot sa më nuk ka. Do të çuditesha po të thonin ndryshe këta. Por ishte edhe presioni qe e beri te veten. Kur ka një frymë të tillë është vështirë të ndalet”, shtoi ai.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...