Aliu thotë se ende s’ka marrë informacion zyrtar për hetimet ndaj tij: Jam në dispozicion të drejtësisë

12:08 | 23 Tetor 2024
E.K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka konfirmuar se deri tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me zgjerimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale për rastin e faljes së borgjeve për ambalazhuesit e ujit.

Ai e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se informacionet e deritanishme janë bazuar në raportimet mediatike.

“Eshtë informacion që ka dalë nga mediat. Nuk kam asnjë informacion zyrtar. Unë e shpreh gadishmërin time për drejtësi të plotë. Zyrtarisht nuk ka hetim për mua dhe nuk mund të deklarohem pa u qartësuar kjo situatë”, tha Aliu./Arbresh.info

Të ngjashme