Liburn Aliu kryesues i grupit punues për Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka thënë se grupi punues për këtë projektligj e ka kryer punën.
“I kemi trajtuar të gjitha vërejtjet që i kemi pasur si nga OSBE po ashtu edhe nga administrata e Kuvendit. Nga kjo kemi bërë amandamentet e nevojshme, kemi punuar edhe me përfaqësuesit e ministrisë dhe kemi thënë që për çdo ndërhyrje në ligj të ketë dakordancë meqenëse tek ndërtimet pa leje kemi pasur jo shumë rezultate të mira”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Aliu ka shtuar se me këtë projektligj legalizimet do të shkojnë mirë.
“Qytetarët me një kosto të thjeshtë do t’i legalizojnë ndërtimet pa leje. Po ashtu edhe kompanitë në objekte kolektive e kanë të lehtë dhe qytetarët që banojnë aty do t’i marrin dokumentet në mënyrë të lehtë teknike. Po ashtu edhe tek qytetarët që kanë bërë shtesa tek këto ndërtime do ta kenë mundësinë të marrin certifikatë e që me ligjin më herët s’kanë mundur. Tek amandamentet e propozuara kemi pasur nga Lista Serbe si dhe vërejtjet nga OSBE”, ka thënë ai duke shtuar që numri i amandamenteve arrin në nëntë.
Sipas tij nëse pronat kanë çështje ligjore nuk mund të ketë legalizim pasi që sic tha ai duhet zgjidhur çështja ligjore njëherë.
Kryetari i komisionit, Daut Haradinaj ka pyetur Aliun për dallimin për objektet e kategorisë së dytë dhe tretë.
Anëtari Liburn Aliu i është përgjigjur që te kategoria e tretë hyjnë të objektet e kategorisë së madhe që janë kompetencë e Ministrisë.
“Tek kategoria e tretë kemi ato që janë pjesë e ministrisë ndërsa tek e dyta pjesë e komunës. Shembull kategoria e tretë është aeroporti që e kemi pa leje, autostrada ‘Ibrahim Rugova’, ndërtesat e mëdha të cilat mund të legalizohen pasi të hyjë ligji në fuqi”, tha ai./Arbresh.info
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?