Deputet Liburn Aliu nga Vetëvendosje ka thënë se Ministria e Bujqësisë po e mbron drejtpërdrejt interesin e Serbisë.
“Janë dy çështje që lidhen me ministrin Rikallo. Mbështetja e kompanive që importojnë nga Serbia edhe kur bëjnë shkelje dhe konkretisht duke forcuar strukturat e serbëve në zonat ku ata nuk janë:, ka thënë ai.
Aliu ka thënë se ndikimi i Beogradit sa më i madh tek serbët, marrëdhëniet etnike më të ashpërsuara.
“Sa më i vogël të jet ndikimi i Beogradit tek serbët marrdhëniet ndëretnike janë më të mira. KËshtu që serbët nuk po integrohen siç duhet. Andaj ministri Rikallo em të ardhur në pushtet menjëherë programin e bëri vetëm për veriun me fonde të ndara në veçanti, pastaj edhe tek kompanitë që nuk i përmbushin detyrat ministri i arsyeton ato kompani dhe u bënë pagesa shtesë. Pra janë kompani që financat i marrin për shkak të importit të shitjes së makinerisë nga Serbia”, ka thënë ai duke shtuar se Rikallo ka edhe lidhje personale me ato kompani.
“Kemi një ministër që punon hapur për interesa të Serbisë, dhe kundër njohjes së pavartësisë së Kosovës, dhe me buxhetin e Kosovës financon struktura që nuk e njohin Kosovën. Kjo është loja që e bënë Lista Serbe. Ta marrin buxhetin, ‘ti marrin paret dhe nuk të njohin. Andaj duhet t’i shtohet këtyre pikave që janë propozuar edhe shkarkimi i ministrit Rikallo”, ka thënë ai./Arbresh.info
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”