Lëvizja Vetëvendosje thotë se zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë të përfshirë në procesin ndaj aktivistëve të saj të dënuar tashmë me mbi 20 vjet burgim.
Deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka thënë në një konferencë për media se nuk mund të ketë hetim të rregullt nëse këta persona të përfshirë nuk shkarkohen, shkruan Arbresh.info.
“Është i patolerueshëm arbitrariteti i këtij vendimi dhe presim që në procesin gjyqësor ky proces të kthehet nga e mbara dhe aktivistët e dënuar të kthehen nga burgu. Ne do t’i shtjerrim të gjitha mjetet e mundshme juridike për të luftuar për drejtësinë”, ka thënë Aliu.
Ai ka shtuar se Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje nënkupton korrigjimin në këtë drejtim.
Ndërkaq Arbërie Nagavci po ashtu nga VV tha gjatë konferencës se në seancën e radhës gjyësore ndaj katër aktivistëve të VV-së që do të mbahet më 22 shkurt duhet të bëhet korrigjimi i asaj që është bërë deri më tani ndaj tyre.
Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë dënuar me më shumë se 20 vite burgim të dyshuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës që u bë më 4 gusht të vitit 2016.
Në mesin e të dyshuarve ishte edhe Astrit Dehari i cili ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në Burgun e Prizrenit./Arbresh.info
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...