Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se, QKMF dhe Spitali i Ferizajt kanë mjaftueshëm shtretër për secilin rast të dyshuar me COVID-19.
Aliu bëri të ditur se sot ka marrë vendim që të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj.
Po ashtu, të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal për përballimin e situatës me COVID-19:
-Të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj;
-Të aktivizohet shërbimi i rentgenit të QKMF-së për nevoja të situatës;
-Të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;
-Shtohen kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve në QKMF për kontaktimin e rasteve me COVID-19 si dhe shtohen vizitat shtëpiake të pacientëve të infektuar me COVID-19;
-Hapësira të caktuara të Dispanseritë vihen në dispozicion të nevojave të veçanta shëndetësore;
-Mjekët familjar konform udhëzimeve e vendimeve të fundit të MSh dhe IKSHPK do të bëjnë diagnostifikimin klinik të të dyshuarve me COVID-19, urdhërojnë izolimin dhe në bashkëpunim me QRSHP monitorojnë gjendjen e pacientëve deri në konfirmimin e shërimit.
-Shtohen vizitat e inspektorëve të Komunës në veprimtari të ndryshme me qëllim zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga virusi COVID-19.
https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3434214969963264?__xts__[0]=68.ARBmBfQHLg5MC93x6zXYgQV-_fDdy6hNfy80itvHUw-EpaEyeV8P0v8BkEODc_HFDRHCkzUbJYCwAHNfhxVPXjXeqZRsKL3B_biyR0LVxoq1pft4H5ZRHo7Tir-zfSnvSWwX6eWvcovpb01plsfkaCv5GcPdAwDeu1iXqgdVT_tDJKQgViQeNhXXodUKalNm7kKFjb2HuqzIOZtsRIWeCXKfBwnGPWwUqKWrBzpBTQDPYCvwJYV1Ainb2oBfLWaxm7JO-tRn2s-4V_s9Sm7GhvZbCdLNMUIzmLtEgioj6YKiXaRfnd38wHK1clXZupE4QpDO1QjNvKbJD4JPzd7osKpo7A&__tn__=-R
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...