Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e katër personave që humben jetën sot nga një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Shtime.
Agimi përmes një postimi në Facebook, tha se ka mbetur pa fjalë dhe i tronditur, duke shprehur mbështetje për familjet e viktimave.
“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi! Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!”, shkroi Aliu./arbresh.info/
Lexo edhe:
Katër të vdekur në një aksident në Ferizaj, policia jep detaje
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...