Google ADS

Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të po ec me ritme të shpejta

19:47 | 4 Dhjetor 2023
E.G

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë po ec me ritme të shpejta.

Sipas tij, vlera e këtij projekti është 38 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

Aliu thotë se disa prej punëve që po bëhen janë:

-rinovimi i binarëve;

-riparimi i tuneleve; si dhe

-instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit./Arbresh.info/

Të ngjashme