Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë ndërprerë punimet për rrënimin e një objekti nga Ndërmarrja Publike Banesore në lagjen Lakrishtë në Prishtinë . pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, doli se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen kancerogjene.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie.
“Janë ndërprerë punimet për rrënim shkaku që objektet kanë qenë të mbuluara me materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Inspektorët e kanë pa se ndërhyrja është masive dhe ka shkaktuar shumë pluhur. Pluhuri nga mbulimi i kulmit me sallonit dhe azbest mund të jetë rrezik i madh për shëndetin dhe punëtorët që kanë kryer punimet kanë qenë fare të pambrojtur”, ka thënë Aliu.
Madje ai ka deklaruar se në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të Komunë së Prishtinës, ngase leja e rrënimit është lëshuar pa e ditur përbërjen e materialit.
“Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të komunë së Prishtinës”.“Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari”./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...