Google ADS

Aliu publikon pamje nga punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë: Progresi është i dukshëm

20:21 | 17 Tetor 2024
E.H

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, nuk po ndalen dhe se progresi është i dukshëm.

Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar një video nga punimet në këtë rrugë teksa ka thënë se ky projekt është i rëndësishëm.

“Puna në rrugën Prishtinë – Podujevë nuk ndalet, progresi është i dukshëm. Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme