Ministri i Infrasktrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se dje kanë filluar punimet në rrugën Bare-Salec prej 8.4km.
Aliu vlerësoi se kjo është një rrugë e rëndësishme pasi që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.
Bashkë me ministin e Brendshëm, Xhelal Sveçla janë takaur me banorët e kësaj zone dhe janë takuar me banorët e kësaj zone me të cilët kanë diskutuar për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore.
“Ashtu, edhe siç jam zotuar në Seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 6 Tetor 2023, për ndërtimin e rrugës Bare – Selac prej 8.4km, prej sot kemi nisur punimet në këtë rrugë të rëndësishme, si nyje që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.”, ka shkruar ai.
“Bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, takuam shumë prej banorëve të kësaj zone dhe bashkarisht diskutuam për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore. Si rezultat i asfaltimit të shumë rrugëve në veri të vendit, kemi shkurtuar dukshëm lëvizjen për të gjithë banorët, në veçanti në fshatra, e që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, të gjithë qytetarët kanë qasje më të shpejtë e më të lehtë.”, shtoi Aliu./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën