Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës së re të Rugovës.
Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se vlera e urës kap shifrën prej 1 milionë euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nënshkruhet kontrata për Ndërtimin e Urës së re të Rogovës
Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit. Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave.
Tani që është nënshkruar kontrata, do të fillojmë shumë shpejt me punimet!
Urime të gjithë qytetarëve!/Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...