Kryetarët e komunave të Kosovës u mblodhën sot në Prishtinë për të biseduar për infrastrukturën e futbollit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i komunës së Ferizaj, Agim Aliu ka bërë të ditur se në këtë takim ka theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të stadiumit të ri “Ismat Shabani”.
“Sot, bashkë me kolegë, kryetarë të komunave të Kosovës, në takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të biseduar për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimin në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim, ku theksova domosdoshmërinë e ndërtimit të stadiumit të ri futbollistik “Ismet Shabani” në Ferizaj, ashtu siç është kërkesë e mijëra ferizajasve, në zonën e komplekseve sportive në pjesën urbane, vepër madhore që e meriton Ferizaj, sportistët, klubet sportive, tifozeria e sportdashësit ferizajas”, ka shkruar Aliu në Facebook./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...