Google ADS

Aliu: Në qeverisjen në Prishtinë, prioritet kishim rastet e personave me aftësi të veçanta

17:58 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e kushteve të personave me nevoja të veçanta në Kosovë.

Ai para të pranishmëve, në seancën e sotme u shpreh se në qeverisjen me Prishtinën, këtë kategori të shoqërisë e kishin prioritet, njofton Klan Kosova.

”Do duhej ta falënderoja Fitoren që e ngjalli këtë debat”.

”Rastet e personave me nevoja të veçanta nuk kanë nevojë për fjalime të mira dhe dhembshuri. Kur ne shprehim dhembshuri ne i fyejmë ata. Gjendja e kushteve dhe të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Kosovë, nuk është e mirë”.

”Aspektin e trajtimit hapësinor ne e kemi pasur prioritet. Mbase nuk është bërë shumë, ka nevojë shumë më tepër por ka pasur qasje dhe nismë në këtë aspekt”.

”Duhet të punohet shumë në të gjitha këto plane e harta sezonale që po hartohen këto ditë, duhet të përfshihen edhe këto çështje shumë të rëndësishme”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme