Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim.
Aliu në një konferencë për media, ka thënë se me kapacitetet aktuale e me ndryshimet klimatike, nuk po arrijnë t’i menaxhojnë lumenjtë.
“Kosova i ka katër pellgje lumore dhe pellgu i Drinit të Bardhë është pellgu me i madh. Janë draftuar ligjet për menaxhimin e këtyre pellgjeve. Çka është një plan për menaxhimin e pellgjeve. Kosova është një vend që ka kapacitete të limituara të ujit, jemi në një krizë. 75 për qind të këtij uji e përben vetëm liqeni i Ujmanit, në të ardhmen duhet që t’i rrisim këto kapacitete sepse keni ndryshime që shpesh herë nuk mund t’i menaxhojmë mirë, për shkak të mungesës së planeve. Jemi në qershor dhe e përfundojmë hartën e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim”.
“Duke pasur parasysh që një vendim i tilli si ky sot ne e kemi themeluar edhe task-forcën e gjelbër, jemi duke ndërmarr hapa konkret për mbrojtjen e ambientit. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur aksion të vazhdueshëm, për eksploatime e zhavorrit në lumenj dhe është bërë konfiskime të pajisjeve dhe ky aksion do të vazhdoj”, ka thënë ai./eo
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...