Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në Ozdrim të Pejës, janë sekuestruar një sërë pajisjesh të një operatori ilegal.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu u ka bërë thirrje shkelësve të mjedisit që të ndalojnë menjëherë.
“Në vazhdën e inspektimeve kundrejt operatorëve ilegalë që po e degradojnë mjedisin, gjatë aksionit të fundit, me urdhër të prokurorit sekuestruam një sërë pajisjesh në Ozdrim të Pejës, përfshirë: pesë (5) bagerë, si dhe katër (4) kamionë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
“Ne jemi për të vënë para përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit, në të gjithë vendin tonë, rrjedhimisht, 𝐣𝐮 𝐛𝐞̈𝐣𝐦𝐞̈ 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët degrarojnë mjedisin”, shtoi Aliu./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...