Aliu merr pjesë në samit me ministrat e transportit të BE-së e Ballkanit Perendimor

21:29 | 4 Prill 2024
E.H

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po merr pjesë në samitin “Connecting Europe Days” me ftesë nga Presidenca belge.

Ai është prit në takim nga zv.kryeministri dhe ministri i Mobilitetit në Qeverinë belge, Georges Gilkinet.

“Me ftesë nga Presidenca Belge, u pritëm nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Mobilitetit në Qeverinë Belge, z. GEORGES GILKINET. Bashkë me Ministrat e Transportit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, po marrim pjesë në samitin “Connecting Europe Days”, për forcimin e lidhjeve të transportit hekurudhor dhe rrugor në kontekstin e ri gjeopolitik në rajon dhe Evropë, për projektet e transportit në zhvillim, planet për të ardhmen në përputhje me agjendën e gjelbër, e në veçanti edhe për mbështetjën financiare nga BE për Kosovën”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme