Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për nënshkrimin e një kontrate në vlerë mbi 16 milionë euro, për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt.
Në konferencën për media, Aliu ka njoftuar se kontrata është nënshkruar me kompaninë nga Shqipëria, “Sarillari”. Ai ka thënë se ky projekt ka qenë i zvarritur nga viti 2019.
“Bëhet fjalë për projektin e zgjerimit të rrugës nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj – Prishtinë deri te kryqëzimi i magjistrales tjetër që e lidh Ferizajn me Gjilanin. Gjithsej në 5.6 kilometra do të bëhet asfaltimi dhe rregullimi i rrugës me katër korsi nga dy sa ka qenë, do të rindërtohet ura dhe do të ndërtohen dy rrathë në magjistralen Ferizaj – Gjilan, ndërkaq edhe katër rrathë të tjera në pjesën e magjistrales nga Fshati i Ri deri te kryqëzimi”, ka thënë ai.
Aliu ka thënë se kompania ka dhënë premtimin që brenda një viti, duke përfshirë periudhën nga nënshkrimi i kontratës deri te përfundimi i projektit, rruga do të bëhet.
“Vlera e kontratës është 16 milionë e 397 mijë e 809 euro dhe kohëzgjatja e punimeve sipas planit dinamik është një vit”, ka thënë ai./rtk
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...