Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai ka bërë të ditur se kanë arritur të paguajnë një pjesë të madhe të borxheve që ishin lidhur me shpronësimet, shkruan Arbresh.info.
“Ministria e jonë ka arritur që projektet që i kemi pasur për shkak të shpronësimeve, rreziqet nga penallti e shumta, qoftë me fonde te huaja me kredi. Kemi arritur që mbi 120 milionë euro t’i bëjmë pagesa të viteve të shkuara, dhe tani presim që edhe me 20 milionë të tjera”, është shprehur ai.
Tutje, Aliu ka thënë se më nuk do të bëhen projekte të reja pa i realizuar procedurat e shpronësimit.
“Vetëm në fushën e pronave private e kemi pasë mbi 102 milion euro borxh, dhe këto kanë mbetur në më pak se 17 milion euro. Pra është një çështje që na ka ra më pak ta diskutojmë, dhe mjaft e rëndësishme, kemi folur që nuk bëjmë projekte më të reja pa i realizuar procedurat e shpronësimit”, ka potencuar ai./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...