Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Beograd të Serbisë, është kërkuar të ndërtohet një linjë hekurudhore Prishtinë-Beograd.
Por, ai ka thënë se ky projekt do të kishte efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.
“Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat dhe ajo çka u nënshkruar kanë të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit. Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.
Ndryshe më 14 shkurt të vitit 2020, delegacionet nga Kosova dhe Serbia në Mynih janë dakorduar për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese.
Ministrit i Infrastrukturës, Librun Aliu, ka marr pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Beograd të Serbisë/arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...