Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shpërndarë një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
Aliu ka thënë se bashkë me Osmanin dhe Kerryin, e kanë dëgjuar fjalimin e nënpresidentes së SHBA-ve, Kamala Harris.
“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka thënë ai.
Tutje, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.
“Përfundimi i “World Climate Action Summit”, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...