Aliu thotë se bashkë me Osmanin dhe ish-sekretarin e SHBA-ve, e kanë dëgjuar fjalimin e nënpresidentes, Harris

18:37 | 2 Dhjetor 2023
E.K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shpërndarë një fotografi në Facebook, ku shihet  së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Aliu ka thënë se bashkë me Osmanin dhe Kerryin, e kanë dëgjuar fjalimin e nënpresidentes së SHBA-ve, Kamala Harris.

“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka thënë ai.

Tutje, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.

“Përfundimi i “World Climate Action Summit”, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info

Të ngjashme