Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar se ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, ka shkruar ai.
Sipas tij, përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit./Arbresh.info
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare