Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Aliu, në një postim në ‘Facebook’, bëri të ditur se tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, shkruan Arbresh.info
Sipas tij, çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve.
“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info/
Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe n...
Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit: PDK është histori e ja...
Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer
Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00...
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të `Mburojës së Re`