Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjellë zhvillim ekonomik.
Postimi i plotë:
Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.
Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!/Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...