Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm realizimin e projektit të ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky projekt dalëngadalë po jetësohet, shkruan Arbresh.inf0.
“Lajm i jashtëzakonshëm që pas një sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF), projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona”, ka shkruar Aliu.
Ai shtoi se sot ka qëndruar në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, ku kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës “më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë”.
Ministri tha se kjo hekurudhë do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.
“Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë. Bashkërisht shprehëm mirënjohjen e pamasë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi”, tha ministri Aliu.
Aliu falënderoi edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama lidhur me këtë projekt.
Hekurudha Prishtinë -Durrës, ministri Aliu falënderon Edi Ramën
Çështja e linjës hekurudhore u përmend sot nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm britanik në Tiranë, David Cameron./Arbresh.info/
Rama me Cameron: Britania shprehu interes të përfshihet në projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...