Ka reaguar kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, sot kur Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Ai tha se kjo është ditë e rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës.
“Kjo është ditë e rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës ku në respektim të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, Komuna e Mitrovicës së Veriut u bë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku bashkërisht punojmë dhe e ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka shkruar Aliu.
Ai i ka ftuar edhe komunat tjera që nuk janë pjesë e Asociacionit, “të ndjekin shembullin e Mitrovicës së Veriut dhe kryetarut Atiq.
“Ftoj edhe komunat e tjera që ende nuk janë pjesë e ASK-së ta ndjekin shembullin e Mitrovicës së Veriut dhe Kryetarit Atiq, që ju urojmë suksese dhe punë të mbarë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të çdo etnie dhe pa asnjë dallim.”
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?