Aliu: I prekuri me koronavirus nga Ferizaji, nuk ka pasur kontakte me familjarët, ishte në karantinë

19:37 | 21 Mars 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur për rastin e parë konfirmuar me coronavirus në këtë komunë.

Pasi një 32 vjeçar nga fshati Bibaj i Ferizajt ka dal pozitiv në testin e coronavirusit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se personi me COVID-19, që ka ardhur nga Gjermania, nuk ka pasur kontakte me familjarët.

Ai ka theksuar se ky person ka qëndruar në Qendrën e Studentëve, dhe me të rezultuar pozitiv, është marrë në trajtim nga Klinika Infektive.

“Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së”.

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3129613360423428

Kujtojm se deri më tani numri i të infektuarve me COVID19 në Kosovë është 28./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme