Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kontaktuar komunat për të caktuar lokacionet e përshtatshme për ndërtimin e banesave.
Kështu bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media.
“Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar sot që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave. Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se do të eliminohen getot, dhe është mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës./Arbresh.info/
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...