Aliu: Gabim i Vetëvendosjes ka qenë që nuk punoi me 6 tetor për t’i bërë 60 deputetë

22:17 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu thotë se fuqizimi i Vetëvendosjes ka ndikuar në reformimin e subjekteve tjera politike.

Aliu në RTV Dukagjini thotë se gabim i Vetëvendosjes ka qenë në zgjedhjet e gjashtë tetorit nuk i bëmë 60 deputetë.

“Ndoshta nuk kemi ditur të jemi mirë të artikuluar e t’i bëjmë 60 deputetë. Në zgjedhjet e ardhshme do t’i bëjmë”, tha ai.

Deputeti i LVV-së thotë se partitë tjerë kur e kuptuan se qeverisja e Kurtit nuk ishte si të tjerat u bënë bashkë dhe e rrëzuan.

Aliu thotë se ka figura të shumta në LDK që vazhdojnë të kenë respekt.

“Në fushatë deklarimet e LDK-së ishin aq të mira sa që gati nuk kishte rëndësi kush do të dilte i pari”.

Deputeti i LVV-së thotë se pos LDK-së edhe në PDK ka njerëz për të cilët ka respekt.

“Në PDK kam shokë që kam pasur në burg dhe për të cilët kam respekt edhe pse zëri i tyre mund të jetë minor”.

Aliu thotë se forcimi i Vetëvendosjes ka ndikuar në reformimin e subjekteve tjera politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme