Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, u shpreh se qyteti i tij ka qenë një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e donatorëve, Aliu tha se janë të interesuar për zgjidhje dhe jo vetëm zgjidhje formale.
Ai foli edhe për zgjedhjen e nënkryetarit të Ferizajt nga ana e komuniteteve.
Duke folur për shkollimin, ai bëri të ditur se nuk e kanë të ndarë.
“Shkollimin nuk e kanë të ndarë, e kanë të përbashkët me komunitetin shqiptare. Të çerdhet ka mangësi, bëri të ditur ai, lidhur me shkollat e mesme tha që ka disa që nuk e ndjekin. Ferizaji ka qenë i gatshëm jo vetëm deklarativisht për ndihmën e komuniteteve,por kemi qenë të gatshëm për integrimin e komuniteteve” tha Aliu.
Ai tha se nuk do të ketë telashe sa i përket integrimit sepse siç thotë ai do të veprohet siç është vepruar deri më tani”
Ai ripërsëriti gatishmërinë e komunës për bashkëpunim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Sigurimi i familjeve të cenueshme është prioritet i Qeverisë
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person