Google ADS

Aliu: Ferizaji bëri historinë, faleminderit ferizajas!

01:26 | 18 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, i ka falënderuar votuesit e tij në këtë qytet pasi si duket e ka siguruar edhe një mandat në krye të këtij qyteti.

“Ferizaj bëri historinë, FALEMINDERIT FERIZAJ “, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Fitore historike, triumf i qytetarisë, kulturës politike, vlerësimit të punës e ndershmërisë, ky është Ferizaj e këta janë ferizajasit”.

“Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë”.

Sipas Aliut, ka fituar qeverisja qytetare dhe ajo politike, dhe u shpreh i privilegjuar për këtë besim që i është dhënë.

“Fitoi Ferizaj, fitoi qeverisja qytetare e jo politike. Fituam të gjithë ne, bashkëqytetarë!”

“Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra ferizajas, bashkë na presin punë të mbara”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme