13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu teksa ka shtuar se në zona të mbrojtura, janë përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore, përcjell Arbresh.info.
Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.
Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.
Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse.
Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:
1. Trungu i dushkut në Vlashnje – (Monument i natyrës më karakter botanik)
2. Shpella në Shkozë
(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik)
3. Në Vërmicë – Burimi i ujit natyral.
4. Në Poslisht – Burimi i ujit natyral.
5. Malsi e Re – Kompleksi i pishave
(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)
6. Humnera në Lubizhd të Hasit
(Monument i natyrës me karakter speleologjik)
7. Trungu i Vjosëa
(Monument i natyrës më karakter botanik)
8. Trungu i dushkut (Quercus sp.)
(Monument i natyrës më karakter botanik)
9. Trungu i dushkut (Quercus sp.)
(Monument i natyrës më karakter botanik)
10. Liqeni karstik në Zym
(Monument i natyrës me karakter hidrologjik)
11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)
12. Trungu i dushkut në Romaj
(Monument i natyrës më karakter botanik)
13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj
(Monument i natyrës më karakter botanik)
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës /Arbresh.info
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...