Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka ripërsëritur se Kosova është projekt i përkohshëm dhe pa identitet të plotë, sepse sipas tij Kosova ende është në pasiguri me vetveten me një identitet multietnik.
Ai vlerëson se bashkimi i shqiptarëve në një shtet krijon stabilitet.
“Kosova është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia, dhe po të mos ishte rreziku nga Serbia edhe nuk do ta shihja Kosovën si projekt të përkohshëm”, deklaroi Aliu në RTK Prime.
Ai theksoi se bashkimi i shqiptarëve do të sillte stabilitet sepse sipas tij Kosova nuk mund të bazohet në prezencën e KFOR-it. “Kur flasim për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme ne nuk mund të bazohemi në prezencën e KFOR-it sot, sepse nuk dihet si do të shkojnë punët, dhe me rrezikun nga Serbia zgjidhja më e mirë dhe me siguri për stabilitet është bashkimi”, deklaroi Aliu, transmeton RTKlive.
Sipas tij, derisa Serbia instrumentalizon serbët e Kosovës për qëllime të veta, atëherë shoqëria jonë nuk do të jetë multietnike, por multietnikoserbe. “Synimi i Zajednicës është që brenda komunave serbe të jetë shoqëri njëetnike, pra serbe, kurse jashtë tyre shoqëri multietnike dhe serbe”, deklaroi Aliu.
Ministri tha se shoqëri multietnike dhe Asociacion nuk mund të ketë. Ali deklaroi se shqiptarët e kanë të drejtën që të jetojnë bashkë dhe me këtë edhe ballafaqimi me çdo situatë përball Serbisë do të ishte më e fortë.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...