Google ADS

Aliu: Aksi Prishtinë – Podujevë është vënë në rrugën e duhur

21:47 | 27 Dhjetor 2023
E.H

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se janë duke vazhduar punimet për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu tha se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

“Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme