Në Prishtinë është prezantuar sot projekti “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja”, me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës për 1600 të rinj të margjinalizuar në Kosovë, Shqipëri, BeH, Maqedoni Veriore dhe Serbi.
Në këtë projekt ku përfshihen 1600 të rinj, 300 janë nga Kosova, pjesë e margjinalizuar me të ardhura të ulëta dhe të paaftë për të përmirësuar në mënyrë të pavarur statusin e tyre ekonomik, të cilët i takojnë moshës 16 deri 35-vjeç.
Nezahat Ramadani-Salihu, drejtoreshë e Sos Fshatit, bëri thirrje që të ndihmohen sa më shumë fëmijët e margjinalizuar.
“Është mirë që ne të mburremi me këta fëmijë, të cilët i kemi këtu edhe fëmijët të cilët kanë nevojë për përkrahje. Ta bëjmë punën që edhe ata në të ardhmen të jenë krenarë për atë që ne kemi bërë për ta”, tha ajo.
Ylber Aliu, udhëheqës i divizionit për politikat e punësimit në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se ky projekt do të ndihmojë për integrimin e të rinjve në tregun e punës, transmeton kp.
“Kosova është një shtet që përballet me një shkallë të papunësisë në mesin e të rinjve dhe nëse shikojmë brenda këtyre statistikave, shohim që diku 30% e të rinjve të papunë përpos që janë të papunë nuk janë në shkollim, nuk janë në aftësim profesional dhe po ashtu nuk janë të lajmëruar në zyrat e punësimit. Në këtë kuptim ne konsiderojmë që ky projekt do t’u ndihmojë atyre që të afrohen me rrjetin e zyrave të punësimit”, tha ai.
Në ceremoninë e hapjes së projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP, organizuar nga Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, u bë e ditur se me këtë projekt synojnë edhe 230 profesionistë, 20 prej tyre janë nga Kosova, nga institucionet publike, organizata jo qeveritare, agjencione punësimi dhe nga sektori privat, transmeton kp.
Gjithashtu, u tha se grup tjetër i synuar të përfshihet në projekt janë edhe 3 mijë e 500 të rinj të margjinalizuar, të cilët do të marrin shërbime nga akterët e fuqizuar përmes projektit.
Donatorë të projektit janë Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Fondi Hermann Gmeiner në Gjermani. Kohëzgjatja e projektit është deri në vitin 2022.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit