Ideja e Agim Bahtirit që Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ajo e Jugut të bashkohen ka ngjallur reagime të shumta. Por, njohësit e zhvillimeve politike thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundur.
Propozimi i kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që Mitrovica e Veriut dhe ajo e jugut, të bashkohen në një komunë të vetme, është diçka që nuk mund të arrihet dot, thonë njohësit e çështjeve politike.
Rasim Alija thotë se për bashkimin e dy mitrovicasve, duhet të ndryshohen ligjet në fuqi. Por, sipas tij aktualisht nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Përpjekja e radhës e Bahtiri për të bashkuar Mitrovicën, mund të konsiderohet e dështuar. Duhet dhënë fund iniciativave të tilla pasi nuk kanë gjasa të realizohen në praktikë. Nuk kanë gjasë sepse iniciativa ku Bahtiri është thirrur në ligjin për kufijtë administrativë. Për ndryshimin e këtij ligji duhen 2/3 e shumicës së kualifikuar”, deklaroi Rasim Alija.
Politologu, Ramush Tahiri, shprehet se për t’u bashkuar këto dy komuna duhet të merren pëlqimi edhe nga qytetarët e Mitrovicës veriore.
“Mendoj që deklarata e Agim Bahtirit është populiste dhe në kuadër të një politikantizmi sepse komunat janë krijuar me një qëllim të veçantë. Nëse kërkohet bashkimi duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Duhet të tregohet arsyeja e bashkimit, Nëse bashkimi bëhet për t’u marrë të drejtat serbëve dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut ajo nuk mund të ndodhë. Asgjë pa vullnetin e banorëve të atyre mjediseve nuk mund të ndodh”, tha politologu Ramush Tahiri.
Kërkesën për bashkimin e dy komunave, Batihri e propozoi pasi kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, dhanë dorëheqje nga postet e tyre.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...