Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thënë se opozita do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohen dekretet e ministrave të rinj, pasi ajo është një seancë jo normale.
“Me shumë gjasa do jemi në Kuvend sot pasi është një seancë jo normale. Do kemi një mbledhje grupi në orën 14:00. Kjo është një qeveri e cofur dhe qëndron mbi votën e grabitur dhe të blerë. Ky vend nuk ka formalisht as qeveri dhe as qeverisje. Ka rënë gjithë qeveria praktikisht. Rama zgjodhi njerëz anonimë dhe jo përfaqësues të qytetarëve si ministra. Rama sillet me qeverinë si të ishte lodra e vet, tha Alibeaj i ftuar në emisionin “Opinion” në News 24.
Alibeaj shtoi: Kush e parashikon që do jetë pa debat seanca e sotme? Si mund t’i mohosh të drejtën publikut që të mësojë fatin e tij përmes debatit. Të heqësh të drejtën e debatit është anti-ligjore. Kjo seancë duhet të ketë debat pa limit”- tha Alibeaj.
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...