Google ADS

Ali Ahmeti uron Vetëvendosjen

00:51 | 15 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me një shkrim në rrjetin social Facebook ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet në Kosovë.

Në vazhdim postimi i plotë i Ahmetit:

 “Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek Bashkimi Demokratik dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.“- shprehet Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme