Ali Ahmeti publikon videon e një tjetër ish-ushtar të UÇK-së

15:14 | 15 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ilir Morina ishte 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Moshë e re, por shtypja që po i bëhej popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit e kishte pjekur atë para kohe.

Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje.

Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur.

“Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës.

#LiriaKaEmer LIRIA KA EMER”

 

Të ngjashme