Ali Ahmeti për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit: Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve

22:12 | 24 Qershor 2020
L G

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me aktakuzën e sotme të Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.

“E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellur me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike”, shkruan Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aq shumë misione, shkruan Ahmeti, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.

“Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”, shkruan Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme