Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti së bashku me delegacionin e tij nesër do të vizitojë Kosovën.
Nga njoftimi bëhet e ditur se Ahmeti do të qëndroj në Gjakovë, teksa do të shoqërohet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe emra të tjerë të qeverisjes në Maqedoninë e Veriut.
“Ju njoftojmë se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar mga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe shefi i grupit parlamentar, Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023 do të qëndrojnë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...