“Ali Ahmeti ka pasur rol kyç në shumë procese të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë”

22:18 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përmbyllur vizitën e tij në Maqedoni duke takuar lideri e BDI’së, Ali Ahmetin.

Hoxhaj e ka përgëzuar Ahmetin për kontributin e madh që ka dhënë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, duke theksuar në veçanti rolin e tij në miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ali Ahmeti ka pasur rol kyç në shumë procese të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë duke treguar lidership dhe vizion të qartë për pozitën e shqiptarëve atje. Angazhimi dhe puna e tij kanë bërë të mundur që sot gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka qëndruar në Maqedoni për një vizitë një ditore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme