Google ADS

Alergjitë e pranverës/ Alergologia tregon simptomat dhe mënyrën e mbrojtjes

11:00 | 20 Prill 2024
K.B

Me ardhjen e stinës së pranverës, fillon edhe një periudhë sfiduese për personat të cilët kanë reaksione alergjike.

Në një intervistë për portalin Arbresh.info, Alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj tregon simptomat dhe mënyrat e trajtimit të kësaj alergjie.

Sipas saj, nëse alergjitë paraqiten me prekje të mukozës dhe të hundës nuk janë të rrezikshme, por nëse paraqiten me pengesa në frymëmarrje, me kollë, këlbazë, frymëzënie, pasi që ndryshime të tilla mund të qojnë në astmën bronkiale.

Ato paraqesin edhe rrezik për jetën nëse ekziston një kryqëzim i poleneve me ushqimet e caktuara, siç janë alergjitë në kikirik, lajthi, domate e fruta të tjera.

Ahmetaj rekomandon testimin me anë të testit të alergjisë në rast të paraqitjes së tyre për të përcaktuar se në çfarë alergjentësh është i sensibilizuar për të përcaktuar masat mbrojtëse.

Një mënyrë e mbrojtjes nga alergjitë, Ahmetaj tha se është edhe vaksinimi duke thënë që është mënyra e vetme me anë të së cilës bëhet /rrënjosja e një sëmundje të caktuar alergjike.
Doktoresha Ahmetaj tha se ekziston koncepti që të prekurit me alergji të mos dalin nga ora 10:00 deri në orën 15:00, 16:00, të pastrohet kur të hyjë brenda dhe të mos përdor produkte me baza bimore duke shtuar se kujdes duhet të ketë edhe ndaj mjaltës.
Nga alergjitë, sipas saj, janë të prekura të gjitha moshat, mirëpo simptomatologjia fillon të paraqitet që nga mosha 6 vjeçare.

Ndër të tjera, ajo ka treguar edhe ushqimet të cilat i luftojnë këto alergji duke përfshirë këtu edhe vitaminën D.

Ahmetaj tregon që në Kosovë, alergjenit kryesor është ai i barishteve, pemët e larta duke mos neglizhuar lule pelinin.

Sipas Ahmetaj, simptomatologjia kryesore e cila dominon në vendin tonë, është prekja e syve dhe hundës, astma bronikale, ndryshimet lëkurore.

Për të gjithë ata që kanë një gjendje ftohjeje e që nuk është ftohje dhe që zgjat për më shumë se dy javë, Ahmetaj rekomandon vizitën te alergologu për një diagnostifikë të mirëfilltë për të kuptuar llojin e alergjisë dhe mënyrat e trajtimit./ Arbresh.info/Erolinda Gashi/

Të ngjashme