Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si duket e ka kuptuar mirë se çfarë po do Hashim Thaçi. Duke e ditur se Thaçi është i interesuar në mënyrë jetike për negociata, ai fillimisht e ka anuluar sot gjatë ditës takimin me të në Bruksel dhe kjo nuk ka nxitur asnjë reagim të Thaçit. Vuçiq pastaj ka thënë se do të vijë në Kosovë për ta vizituar Liqenin e Gazivodës, ku fillimisht Vuçiqit i ishte ndaluar të shkojë.
Pacolli ka thënë se leja që Vuçiq ta vizitojë Ujmanin është dhënë pas presionit të BE’së.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq do të vizitojë nesër Ujmanin. Në këtë vend tashmë kanë nis të vendosen posterët mikpritës.
Lajmi për këtë vizitë të tij u bë publik nga vetë Vuciq në orët e mbrëmjes së sotme.
Ndërkohë pala kosovare e cila fillimisht kishte refuzuar këtë vizitë ka dhënë leje po sonte vonë.
E gjithë kjo sipas zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli për shkak të presionit ndërkombëtar.“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli
Vuciq po sot në Bruksel kishte refuzuar takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ai ishte kthyer për në Beograd pa takuar Thaçin, arsye për të cilën kishte marrë rrugën për në Bruksel.
Vizita e Vuçiqit nesër në Kosovë do të nisë në Gazivodë kurse të dielën në orën 7:00 nisë turin, ndërkaq, në orën 12:00 do të jetë mitingu në Mitrovicë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...