Aleksander Vuçiq, serbëve: Prishtina është përgjegjëse për veriun, jo Serbia

15:57 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Prishtina është përgjegjëse për veriun e Mitrovicës e jo Serbia, njofton Klan Kosova.

Kështu presidenti Vuçiq iu është përgjigjur serbëve që i kërkuan atij t’i mbrojë nga mafia.

Presidenti serb është gjendur në pozitë të palakmueshme, kur gjatë konferencës që po mbante, disa serbë e kanë ndërprerë, duke i kërkuar mbrojtje nga mafia që operon në atë pjesë./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme