Lajmi për Prokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi që ka falsifikuar provimin e jurisprudencës po del të jetë i pavërtetë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda. Kjo prokurori ka përfunduar procesin e grumbullimit të të gjitha informacioneve dhe fakteve të nevojshme që kanë të bëjnë me pretendimet e ish rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, se dosja e provimit të jurisprudencës e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është e falsifikuar.
Në gjetjet përfundimtare të hetimit të prokurorisë thuhet se dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi; z. Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës; gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij.
“Në bazë të provave të grumbulluara dhe gjetjeve të hetimit, Prokuroria Themelore ka konstatuar se jo vetëm pretendimet e ngritura fillimisht nga z. Hasani, por më vonë edhe nga disa media, janë tërësisht të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pambështetura në asnjë provë relevante. Si rrjedhojë, analizimi i detajuar i provave në këtë rast përjashton mundësinë e ekzistimit të ndonjë vepre penale që është e inkriminuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Prokurorise.
Kujtojmë se ish-rektori i UP-së dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, pas dënimit që iu shqiptua me një vit burgim me kusht, u ka dërguar mediave një email me anë të së cilit ka thënë se kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi provimin e jurisprudencës e ka të falsifikuar. Mirëpo, nga gjetjet e Prokurorisë vijmë në përfundim se Prokurori Lumezi është përfundimisht i pafajshëm dhe se pretendimet për falsifikim diplome nga ana e Enver Hasanit hudhen poshtë. A e kishte bërë me qëllim apo për inate të çfardo natyre Enver Hasani një gjë të tillë, ende nuk dihet./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...