Pas referendumit katalunas dhe qëndrimit të Komisionit Evropian se referendumi është ilegal, ka folur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, kjo e bën të qartë se sa e vështirë është të mbahet pavarësia e Serbisë, transmeton Indeksonline.
“Në rastin e Katalunisë referendumi është i pavlefshëm për pavarësi, ndërsa në rastin e Kosovës ajo mund të shkëputet, dhe pa asnjë referendum”, tha Vuçiq.
“Si është e ligjshme shkëputja e Kosovës edhe pa një referendum, dhe se 22 vende të Bashkimit Evropian kanë legalizuar shkëputjen. Si, pra, Katalunia nuk mundet dhe Kosova Mundet, kurrë nuk do të ketë asnjë përgjigje ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”