Aleanca për Shqiptarët deklarohet për programin e Zaevit

14:07 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Partia Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj programit qeveritar të Zoran Zaevit.

“Është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO”, shprehen nga “Aleanca për shqiptarët”, në lidhje me prezantimin e programit qeveritar të Zoran Zaevit, njofton Portalb.mk.

“Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, “Aleanca për shqiptarët” vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar.” shprehen nga “Aleanca për shqiptarët”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme